Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar për ngjarjet e fundit në Veri pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosje të reciprocitetit ndaj tabelave të veturave që vijnë nga Serbia.
Ahmeti, përmes një statusi në Facebook, shkruan se nuk i kupton shtetasit e Kosovës që e kundërshtojnë këtë masë, edhe në qoftë se kjo është bërë për fushatë, shkruan arbresh.info.
“E kuptoj (jo mirëkuptoj) reagimin e Serbisë ndaj masave me tabela të veturave. E kuptoj (jo mirëkuptoj) edhe reagimin e serbeve të Kosovës. E kuptoj edhe këndin e ndërkombëtarëve për friken nga çfarëdo eskalimi. Por nuk e kuptoj shtetasin e Kosovës (spo them vetëm shqiptarët) që e kundërshtojnë këtë masë, edhe në qoftë se është për fushatë”, ka shkruar Ahmeti. /arbresh.info/
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...