Çka kupton dhe çka nuk kupton Shpend Ahmeti për reciprocitetin me targa

13:14 | 21 Shtator 2021
Arbresh.info

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar për ngjarjet e fundit në Veri pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për  vendosje të reciprocitetit ndaj tabelave të veturave që vijnë nga Serbia.

Ahmeti, përmes një statusi në Facebook, shkruan se nuk i kupton shtetasit e Kosovës që e kundërshtojnë këtë masë, edhe në qoftë se kjo është bërë për fushatë, shkruan arbresh.info.

“E kuptoj (jo mirëkuptoj) reagimin e Serbisë ndaj masave me tabela të veturave. E kuptoj (jo mirëkuptoj) edhe reagimin e serbeve të Kosovës. E kuptoj edhe këndin e ndërkombëtarëve për friken nga çfarëdo eskalimi. Por nuk e kuptoj shtetasin e Kosovës (spo them vetëm shqiptarët) që e kundërshtojnë këtë masë, edhe në qoftë se është për fushatë”, ka shkruar Ahmeti. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme