Zyrtarët shtetërorë që e kanë fshehur pasurinë e tyre, do të përgjigjen para drejtësisë. Ata nuk do t’i shpëtojnë kallëzimeve penale. Të paktën kështu thonë në Agjencinë Kundër Korrupsion.
Indeksonline ka dërguar pyetje në AKK, për të kuptuar se çka do të ndodh me zyrtarët që nuk kanë pranuar të bëjnë publike pasurinë e tyre, ndërsa në përgjigjet që ka marrë thuhet se do të paraqiten kallëzime penale në prokuroritë kompetente ndaj zyrtarit pubik që shkel ligjin.
“Ju njoftomë se të gjithë ata zyrtar te lartë të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë dhe të cilët nuk kanë arsyetime ligjore se pse nuk e kanë kryer këtë obligim ligjor, Agjencia në konsultim dhe koordinim me prokurorët përkatës do të paraqes kallëzime penale në prokurorinë kompetente ndaj zyrtarit të lartë publik i cili shkel detyrimet e parapara me ligjin për deklarim të pasurisë e që përbëjnë vepër penale sipas kodit penal te republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e AKK-së dhënë portalit.
Ndërkohë 4421 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë. Kështu bëhet e ditur në raportin të cilin e ka siguruar Indeksonline.
47 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë pas afatit, 3 nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye dhe 27 nuk e kanë deklaruar deri më tani.
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...