Google ADS

Çka e dalloi protestën e sotme të opozitës (Foto)

15:34 | 14 Maj 2016
Arbresh.info

Protesta e sotme e dy partive opozitare, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA-s është karakterizuar nga elemente të reja të cilat deri më tani nuk janë parë në protestat e opozitës.

Mbajtja e flamujve të kombit shqiptar, atij të shtetit të Kosovës, flamurit të Ibrahim Rugovës dhe të Bashkimit Evropian e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga ana e protestuesve ishte një prej veprimeve që kanë rënë më së shumti në sy gjatë kësaj proteste, transmeton arbresh.info.

Valëvitja e këtyre flamujve njëkohësisht në një protestë opozitare e cila për herë të parë u organizua dhe mbajt pa partinë më të madhe opozitare, Vetëvendosjen, dëshmon qëllimin për qasje të mirë si ndaj kombit, shtetit e po ashtu edhe ndaj Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në protestat e opozitës që janë mbajtur deri sot, ka munguar çdo herë intonimi i himnit të shtetit të Kosovës, ndërkaq në protestën e sotme himni i Kosovës u intonua menjëherë pasi u këndua ai kombëtar.

Protesta përfundoi e qetë dhe me thirrjet e liderëve opozitarë për dorëheqje të Qeverisë./arbresh.info.

DSC_0845 DSC_0848  DSC_0863

13234863_10154113436165692_357388258_o

13199469_10154113286300692_950814859_o

dsc-0012_3936

13234840-10207944179396294-1539683718-o

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme