Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës duhet fillimisht ta caktojë datën se kur do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës mocioni i mosbesimit për Qeverinë Kurti.
Grupit Parlamentar të LDK-së i duhet të kërkojë mbi 40 nënshkrime nga partitë opozitare për të rrëzuar Qeverinë Kurti, pjesë e së cilës janë edhe vetë.
Kryeministri Albin Kurti shkarkoi dje ministrin e Brendshëm dhe të Administratës Publike nga radhët e LDK-së, Agim Veliu.
Pas kësaj, LDK mbajti një mbledhje të Kryesisë së Partisë ku edhe u vendos për mocion votëbesimi.
Pavarësisht këtij vendimi tejet të rëndësishëm për vendin, kryeministri Albin Kurti deklaroi se do të presin se çfarë do të bëjnë deh çfarë do të ndërmerr LDK në mënyrë që të dinë se çfarë do të veprojnë këta të fundit.
Vendi gjendet në një situatë pandemike në luftimin e virusit COVID-19, kurse në anën tjetër ka filluar veçse kriza institucionale.
Se çfarë saktësisht do të ndodhë me koalicionin VV-LDK pas kësaj përçarje, mbetet të shihet në ditët në vazhdim.
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...