Çka do të ndodhë sot në Kosovë

07:08 | 15 Qershor 2021
S D

09:00-16:00

Komuna e Deçanit për nder të 22 Vjetorit Ditës së Çlirimit të Deçanit, në bashkëpunim më shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së organizojnë një sere aktivitetesh për shënimin e kësaj dite.

Agjenda:
09:00 – Në Sallën e Asamblesë Komunale bëhet ndarja e mirënjohjeve (post mortum) për profesorat të cilet kanë ndërruar jetë gjatë pandemisë Covid-19;
Ora 10:00 – Hapja e Espozitës dhe muraleve në ShFMU “Jusuf Gërvalla” në Prapaqan;
Ora 11:00 – Ekspozitë “Vullkani i Republikës” Lidhja e Historianve të Kosovës – Në Qedër të Qytetit;
Ora 12:00 – Të rinjët e Deçanit ngjiten në “ Via Ferrata” me moton “Faleminderit UÇK”
Ora 16:00 – Ekspozitë “Nën dritën e Gjeravicës” nga Prof. Nezir Ramosaj – Pallati i Kulturës “Jusuf
Gërvalla” – Deçan.

10:00

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton planin për mbikëqyrjen e procesit integrues 2020-2021 dhe inkuadrimi i të gjeturave në planin e punës se komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

10:00

Në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes raporton Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

10:00

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal dikuton njoftimin nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil për dorëheqjen e Kryetarit të Këshillit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225)

10:00

Organizohet tryezë diskutimi me temën:“Produktet menstruale domosdoshmëri, jo luks”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00

Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

10:00

Kuvendi komunal i Podujevës mban mbledhje të jashtëzakonshme. (Salla e mbledhjeve në ndërtesën e re të Komunës)

11:00

Në Komisionin Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti raporton ministrja Rozeta Hajdari, për planin e ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

14:00

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon Takimin e gjashtë koordinues mes kryetarëve të Komisioneve Parlamentare mbi rolin mbikëqyrës të dialogut Kosovë – Serbi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme