Në një konferencë për media nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e pyetur për vizitën e ambasadorit të Serbisë në Uashington dhe takimin e tij me presidentin e ShBA-ve Joe Biden, dhe pasojat që mund të ketë Kosova, ajo tha se kjo vizitë është thjeshtë protokolare, shkruan arbresh.info.
Tutje Çitaku tha se më shumë do duhej të frikësoheshim nga mos prania e institucioneve tona atje se prania e ambasadorit të Serbisë Marko Gjuriq.
“Vizita e ambasadorit në Shtëpinë e Bardhë është një pjesë e një protokolli pra nuk bëhet fjalë për një takim të jashtëzakonshëm është thjeshtë pjesë e një procedure protokollare diplomatike. Ne nuk duhet të shqetësohemi nga prania e z.Gjuriq në Uashington, ne duhet të shqetësohemi nga mos prania e jonë, mos prania e udhëheqësve të Institucioneve të Kosovës në Uashington DC coftë në departamente të shtetit coftë në shtëpi të bardhë, coftë në Pentagon dhe jam e bindur se edhe ambasadorit të Kosovës do ti rezervohet një pritje e njëjtë sepse një pritje e tillë u rezervohet të gjithë ambasadorëve të akredituar, por aty ka rregulla, nëse ju kujtohet ne e kemi lënë Uashingtonin po thuajse një vit pa ambasador e Serbia e ka dërguar ambasadorin menjëherë”, deklaroi Çitaku./arbresh.info/
Sipas Çitakut, këto janë pyetjet që do të duhejt t’i bënin Dick Martyt, BE-ja dhe Kosova
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...