Google ADS

Çitaku-Vuçiqit: Për gjendjen e sotme në veri, Serbia dhe grupet paramilitare kanë faj

21:08 | 24 Shtator 2023
E.G

Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Vlora Çitaku e ka quajtur shfaqje teatrale deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq sonte për sulmet ndaj Policisë së Kosovës.

Çitaku iu kundërpërgjigj Vuçiqit i cili tha se për sulmet në veri ka faj kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkruan Arbresh.info.

Ajo u shpreh se ndonëse e ka opponent politik, për gjendjen e sotme në veri kanë faj Serbia dhe grupet paramilitare.

“Kurti tha ka faj. Njejtë thonin për Thaçin, Mustafën, Haradinajn. Kurtin unë e kam oponent politik dhe e kundërshtoj zëshëm për politikat e tij. E fajsoj për mungesën e reagimit qeveritar karrshi inflacionit, mungesës së projekteve zhvillimore, mungesën e koordinimit me SHBA dhe BE. E kritikoj për rrënimin e dialogut social me media, biznese, shoqëri civile, opozitë. E kritikoj për qasjen e tij në dialog me Serbinë.”, tha ajo.

“Por, për gjendjen e sotme në veri, Serbia dhe grupet paramilitare kanë faj. Ju e keni provokuar situatën.”, shtoi nënkryetarja e PDK-së.

Tutje, ajo është shprehur se shpreson që të merrni mësimin që Kosova është ndërtuar që 24 vite.

“Shpresoj ta merrni mësimin. Kosova është ndërtuar qe 24 vite.”, përfundoi ajo./Arbresh.info

Të ngjashme