Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar pas sulmit në veri, ku një polic u vra e një tjetër mbeti i plagosur.
Ajo tha se vrasja e policit në krye të detyrës është sulm mbi institucionin.
“Ditë e trishtë dhe plot dhimbje. Ngushëllime familjes së Afrim Bunjakut, policit të rënë në krye të detyrës. Vrasja e policit në krye të detyrës është sulm mbi institucionin, rendin kushtetues dhe sovranitetin e vendit”, ka shkruar ajo.
Tutje ajo shkoi se sot më shumë se kurrë kemi nevojë për maturi dhe qetësi.
“Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për maturi, qetësi dhe bashkërendim, për të pamundësuar skenaret destabilizuese dhe ogurzeza që tash e sa kohë përgaditen nga kundërshtarët e Kosovës”, ka përfunduar Çitaku./Arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin