Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, ka uruar kosovarët për heqjen e raportimit të UNMIK-ut nga agjenda e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Permes nje postimi ne facebook, ajo e ka theksuar se ky hap i rëndësishëm u bë nën udhëheqjen e Britanisë së Madhe. Ndërsa nuk harroi t’i falenderojë edhe miqtë tjerë të Kosovës.
Postimi i plote:
“Agjenda e muajit Gusht e Keshllit të Sigurimit nën udheheqjen e Britanisë.
Raportimi i UNMIK-ut është hequr nga agjenda me c’rast është thyer rregulli i raportimit të rregullt tre mujor për Kosovën.
Shumë falenderime për qëndrueshmërinë dhe principilitetin e Amb. Karen Pierce dhe gjithë diplomacinë Britanike së bashku me Amb. Nikki Haley, Misionet mike të SHBA, Amb. Delattre të Francës dhë të gjithë të tjerëve.
Kjo paraqet një hap shumë të rëndësishëm në raport me Kosovën dhe mundesinë e ndryshimeve pozitive në UN.
Është një fitore e madhe për të cilën kemi punuar se bashku shumë kohë.
Urime!”./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...