Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shënimin e 248-vjetorit të Pavarësisë.
Ajo u spreh se Amerika nuk është vetëm e madhe, e fuqishme dhe e pasur, por është e mirë sepse amerikanët janë të mirë, shkruan Arbresh.info.
Postimi:
Ripostim me shkas!
Urime 4 korriku
Amerika nuk është vetëm e madhe. E fuqishme. E pasur. Amerika është e mirë, sepse amerikanët janë të tillë. Qofshin të pasur, të varfër, të pushtetshëm ose jo.
Kam jetuar 7 vite në SHBA dhe e kam ndjerë mirësinë e popullit amerikan çdo ditë.
E dje e ndjenë edhe nipat e mi.
Derisa Arbëri e Dielli po drekonin me prindërit e tyre, vijnë në piceri edhe një grup oficerësh amerikan. Dielli e Arbëri, të fascionuar nga prania e tyre, i përshëndesin dhe i falenderojnë.
E një ushtarë nga Texasi, i cili është larg familjes së tij në mënyrë që ne të jemi të sigurtë, vendos ta falenderoj Arbërin e Diellin duke u vizatuar nga një karikaturë./Arbresh.info/
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...