Çitaku tregon si BE-ja mund ta ndal ndikimin rusë në Ballkanin Perëndimor

14:31 | 24 Shkurt 2022
V. S.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për zhvillimet në Ukrainë.

Përmes një postimi në twitter, Çitaku thotë se në këto momente BE për ta kundërshtuar ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor duhet të bëjë pese vendet që të njohin pavarësinë e Kosovës.

” Për më tepër, gjëja më e mirë që BE-ja, mund ta bëjë për të kundërshtuar ndikimin rus në #Ballkanin Perëndimor dhe për të kundërshtuar narrativën shkatërruese të #Putinit, është të bëjë që #Spanja, #Greqia #Rumania #Sllovakia dhe #Qipro të njohin #Kosovën”, ka shkruar Çitaku./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme