Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se në takimin e 27 shkurtit të hënën, kryeministri Kurti do ta nënshkruajë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, “apo Zajednicën siç e quante dikur”.
Në një postim në Facebook, Çitaku ka shkruar se Kurti të hënën do të nënshkruajë dhënien e statusit politik Kishës Ortodokse Serbe si dhe do ta vazhdojë dialogun edhe për 10 vite të tjera, përcjell arbresh.info.
“Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruaj zotimin e tij për të vazhduar dialogun edhe për një dekadë. Të hënën Kryeministrk Kurti do të nënshkruaj asociacionin, apo Zajednicën siç e quante dikur. Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruaj zotimin për t’i dhënë Kishës Ortodokse Serbe status politik.”, ka shkruar ajo.
Numri dy i PDK-së ka thënë gjithashtu se plani franko-gjerman është produkt i negociatave të kryeministrit Kurti për dy vjet.
Ajo theksoi se të hënën ai do nënshkruajë marrëveshjen për armëpushim, e jo marrëveshjen finale Kosovë-Serbi./arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...