Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka njoftuar se ka pasur një takim të veçantë me Jeff Bezos, pronarin e kompanisë gjigante botërore, Amazon.
Çitaku thotë se është ndjerë mirë që një prej njerëzve më të pasur në botë e mbante mend Kosovën.
Madje Çitaku premton që fondacionin e tij ta sjellë në Kosovë. Ambasadorja në fund shkruan se Amerika është e madhe.
Shkrimi i plotë në Facebook:
Kënaqësi e veçantë ta takoj sërish Jeff Bezos. Amerika është e veçantë, jo vetëm pse është fuqia më e madhe ushtarake në botë, por edhe sepse në të, njerëz me potencial inovativ si Bezos mund të fillojnë nga zero, pa asgjë. Pa hile. Dhe të ndërtojnë të ardhmen. Amazonin e dua, sepse librat i ka bërë cool sërish
U ndjeva mirë që Bezos e mbante mend Kosovën dhe dollinë time për vendin tim, të bërë para 3 vitesh kur rastisëm të ishim në të njejtën darkë. Do të angazhohem që zotin Bezos dhe fondacionin e tij ta sjellë në Kosovë.
Mbi të gjitha, pak ditë më parë, Bezos dha një shembull fantastik, duke denoncuar publikisht shantazuesit e tij. Shembull që duhet ndjekur.
Amerika është e madhe!
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...