Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, dje mbajti një fjalim mahnitës për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Çitaku në një postim në Facebook ka shkruar se pas seancës është takuar me një djalosh të ri nga Kosova, me sukseset e të cilin ndjehet krenare.
Ajo ka shprehur gëzimin që takoi një kosovar, i cili kishte shkuar gjatë luftës në Norvegji dhe sot është i suksesshëm.
“Dje pas seancës së Këshillit të Sigurimit, tek ulësja erdhi një djalë i ri. Me shqipe të përkryer më tha se është me origjjnë nga Kosova, dhe se familja i kishte shkuar në Norvegji gjatë luftës. Isa Rama sot studijon mardhëniet ndërkomëtare në Norvegji, dhe si pjesë e studimeve ishte edhe angazhimi pranë Misionit të Norvegjisë në OKB. #ZemraMal”, ka shkruar Çitaku.
LDK-ja mban sot konferencë për shtyp
Shpenzimet e shqiptarëve për lodrat e fëmijëve, importohet 1...
Man United ia cakton çmimin Rashfordit, i përballueshëm poth...
Erdogan paralajmëron kurdët/ Presidenti turk: Lini armët, os...
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, sot prezanton raportin ...
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora