Google ADS

Çitaku – qeverisë për ndarjen e projekteve në mënyrë selektive: Turp, po i ndëshkoni qytetarët

14:43 | 23 Gusht 2022
K.B

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku është deklaruar lidhur me publikimin e vendimit për ndarje të projekteve nga qeveria e që rezulton se asnjë prej tyre nuk është dhënë në komunat ku qeverisë PDK-ja, ndërsa ato të VV-së, kanë marrë të gjitha.

Lidhur me këtë, Çitaku shprehet se me mosaprovim projektesh e mbështetje selektive, ndëshkohen qytetarët e jo pushtetarët.

“Pa diskriminim deri më tani i kemi vetëm reduktimet e rrymës dhe inflacionin”, shkroi ajo.

Ky është postimi i saj:

Me mosaprovim projektesh e mbështetje selektive ndëshkohen qytetarët, jo pushtetarët.

Pa diskriminim deri më tani i kemi vetëm reduktimet e rrymës dhe inflacionin.

Turp.  /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme