Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka thënë se pesë ministra e shumë zyrtarë nga të gjitha llojet janë në hetime për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Sipas saj, ka stangim në ekonomi, shëndetësi, arsim, diplomaci dhe seclin sektor tjetër në Qeveri, shkruan Arbresh.info.
“Pesë ministra e shumë zyrtarë, nga të gjitha llojet, sot janë nën hetime për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Miliona euro të shpërdoruara e keqmenaxhuara nga ministria, ambasadorë e shefa të ndërmarrjeve – të cilat burimin e kanë të kreu i Qeverisë. Stagnim në ekonomi, shëndetësi, arsim, diplomaci, drejtësi dhe secilin sektor tjetër në Qeveri.”, vazhdoi ajo.
Tutje ajo tha se ky ështe bilanci i Qeverisë për të cilën sipas saj, qytetarët do ta gjykojnë në momentin e parë që do ta kenë mundësinë.
“Varfëri e dëshpërim në secilën familje të qytetarëve të vendit. Ky është bilanci i vetëm i kësaj Qeverie, për të cilin, qytetarët do të dijnë të gjykojnë në momentin e parë që do ta kenë mundësinë.”, përfundoi ajo. /Arbresh.info.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...