Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka folur për takimin e 27 shkurtit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut mes dy vendeve.
Çitaku ka kritikuar Kurtin për mungesë transparence, ndërsa ka thënë se po shkon në Bruksel pa e prezantuar propozimin franko-gjerman zyrtarisht para përfaqësuesve politikë në Kosovë.
“Ne si opozitë jemi minimalisht të informuar lidhur me përmbajtjen e marrëveshjes, ngase nga ajo që kemi parë disa muaj më herët, në një dokument njëfaqësh, që i është dhënë kryetarit të PDK-së për ta lexuar, ai tekst më shumë ka qenë një armëpushim, një deklaratë politike sesa një marrëveshje finale, e cila në qendër ka njohjen reciproke”, ka thënë nënkryetarja e PDK-së në një intervistë në RTV21.
Tutje, Çitaku është shprehur se kanë frikë që të hënën do të nënshkruhet një “status-quo” e re.
Sipas saj, propozimi franko-gjerman është vetëm një deklaratë politike përmes të cilës palët zotohen për vazhdimin e dialogut.
“Do ta krijojë një status-quo të re sepse nuk i jep zgjidhje përfundimtare raportit mes Kosovës e Serbisë. Nuk ka njohje reciproke, por është një deklaratë politike në formë zotimi ku të dyja palët zotohen para ndërmjetësit ndërkombëtar që do të vazhdojnë dialogun”, ka deklaruar mes tjerash ajo.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të hënCn zhvillojnë rundin e ri të bisedimeve në Bruksel.
I dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka deklaruar se në takimin e 27 shkurtit në Bruksel, pret që palët të pajtohen për afatet e zbatimit të propozimit evropian.
Ky propozim, që fillimisht ishte quajtur propozimi franko-gjerman, u është dorëzuar palëve vitin e kaluar. Kurti dhe Vuçiq kanë thënë se e pranojnë të njëjtin.
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...