Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku tha se prezantimi i djeshëm i kryeministrit shqiptar Edi Rama gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së pasditen e djeshme lartësoi të gjithë shqiptarët.
“Me prezentimin brilant dhe kryesimin shembullor të Këshillit të Sigurimit, Edi Rama lartësoi Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët. Bravo”, ka shkruar ajo në Facebook, shkruan Arbresh.info
Rama, ka përmendur Kosovën, në një debat të acaruar me palën ruse në Këshillin e Sigurimit, ndërsa po diskutohej agresioni ndaj Ukrainës.
Ai ka thënë para të pranishmëve, se Rusia është përpjekur shumë herë, të keqpërdorë realitetin e ndryshimit në Ballkanin Perëndimor.
”Historia ka konfirmuar se ata që e panë luftën si një rrugë të shkurtër për të arritur qëllimet e tyre, përfunduan duke u penduar përgjithmonë”.
”Rusia është përpjekur shumë herë të përdorë ose më mirë keqpërdor realitetin e ndryshimit në Ballkanin Perëndimor”.
”Veçanërisht me lindjen e Republikës së Kosovës, për të justifikuar ëndrrat e tyre neo-imperiale dhe makthin e ngrysur që kanë eksportuar në Ukrainë”.
Megjithatë, ai është shprehur se Pavarësia e Kosovës është vulosur edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, por kjo s’mund të shërbejë si pretekst për grabitje territoresh.
”Sado që të mundohet, Kosova, pavarësia e së cilës, e vulosur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, nuk mund të shërbejë si pretekst për grabitje territoresh apo aneksime të paligjshme”.
Edhe mediat botërore i kanë kushtuar vëmendje debatit dhe deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Rama, duke iu përgjigjur kritikave të delegacionit rus, ai theksoi se nëse rusët duan që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të mos fliste, Rusia duhej të ndalonte luftën./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Rama përplaset me Rusinë në OKB: Pavarësia e Kosovës u vulos nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë
Top 10 mesfushorët ofanzivë më të mirë në kampionatin zvicer...
IKSHPK-ja jep këshilla për parandalimin e infektimit me linë...
Putini i thotë Azerbajxhanit se mbrojtja ajrore ruse ishte e...
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta
Florentino Perez ia refuzon kërkesën Kylian Mbappes për ta t...