Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar për letrën e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla për Këshillin e Evropës.
Ajo e ka quajtur këtë si skandal.
Çitaku ka thënë se diplomacia nuk është lojë fëmijësh.
“Skandaloze letra e Ministres së Punëve të Jashtme. Skandaloze në përmbajtje, skandaloze në formë. Skandaloze në mesazhin që përçon tek aleatët. Diplomacia nuk është lojë fëmijësh”, ka shkruar Çitaku, raporton Arbresh.info
Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se nëpërmjet një letre, e ka njoftuar Këshillin e Evropës, se Kosova po përgatit një draft-statut për themelimin e “një mekanizmi për vetëmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë”.
Sipas Gërvallës, ky draft-statut, plotëson nevojat e qytetarëve të komunitetit serb dhe njëkohësisht respekton Kushtetutën e Kosovës dhe parimet e Këshillit të Evropës.
Në një konferencë për media, Gërvalla tha se zotimi në letrën dërguar KiE, është zotim serioz dhe i sinqertë dhe është ripërsëritje e ofertës së kryeministrit Kurti.
“Zotimi ynë në letrën dërguar Këshillit të Evropës është zotim serioz dhe i sinqert dhe është ripërsëritje e ofertës së kryeministri Kurti dhënë në Ohër, Bruksel dhe javëve të fundit”, tha ajo./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...