Çitaku për deklartën e Gërvallës: Vetëm ministrat nga vendet totalitare deklarohen në këtë mënyrë

10:35 | 22 Qershor 2023
Diellza Gashi

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar për deklaratën e ministres së Jashtme Donika Gërvalla.

Kryediplomatja në një intervistë ka thënë se Perëndimi duhet ta ndryshojë strategjinë dhe të dërgojë diplomatë të tjerë në Ballkan.

Dhe për këtë është revoltuar nënkryetarja e PDK-së, e cila ka thënë se kjo deklaratë është skandaloze dhe sipas saj, në këtë formë deklarohen vetëm ministrat e punëve të jashtme të vendeve totalitare.

“Skandaloze. Vetëm ministrat e punëve të jashtme nga vendet totalitare deklarohen në këtë mënyrë për diplomatët evropianë dhe amerikanë”, ka shkruar Çitaku në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme