Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar pas vdekjes së ish-presidentit të Finlandës, Marttin Ahtisaari.
Çitaku tha se do ta kujtojë gjithmonë si ndërmjetësues të drejtë, të mbrehtë dhe me sens të jashtëzakonshëm humori, shkruan Arbresh.info.
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka cituar një përgjigje të Ahtisaarit i pyetur për çështjen e Kosovës.
“Dëgjo, kur një hajn ta vjedhë kuletën, ti nuk i kërkon atij vetëm gjysmën e parave, e kërkon shumën e plotë. Për më tepër, kërkon që hajni të ndëshkohet” u përgjigj Ahtisaari, shkruan Çitaku.
Lexo edhe:
Postim i plotë:
I urti, Presidenti Ahtisaari paska ndërruar jetë.
Ata që e kanë njohur nga afër do ta kujtojnë gjithmonë si ndërmjetës të drejtë, të mbrehtë, dhe me sens të jashtëzakonshëm humori.
Menjëherë pasi fitoi çmimin Nobel për Paqe në vitin 2008, në një intervistë në CNN u pyet për planin e tij për Kosovën.
Gazetari amerikan ishte kurioz se si pavarësia e Kosovës na qenka zgjidhje e duhur, meqë, sipas gazetarit, një plan i tillë nuk ishte kompromis, por përmbushje e aspiratës së njërës palë në konflikt.
“Dëgjo, kur një hajn ta vjedhë kuletën, ti nuk i kërkon atij vetëm gjysmën e parave, e kërkon shumën e plotë. Për më tepër, kërkon që hajni të ndëshkohet” u përgjigj Ahtisaari./Arbresh.info
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës