Vlora Çitaku, sekretare e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, mohoi mundësinë e bashkëqeverisjes në të ardhmen me LVV-në, ngase, sikundër tha ajo, kemi dallime të mëdha qoftë politike, ideologjike e në sfera të tjera.
“Ne jemi në zgjedhje për t’i fituar ato dhe për t’i ofruar qytetarit të Kosovës një model ndryshe nga LVV.Ne nuk shohim mundësi që me Vetëvendosje t’i realizojmë planet dhe projektet tona”, tha ndër të tjera Çitaku.
Çitaku më tej tha se partia e saj shkon në zgjedhje për të fituar e jo për të bashkëqeverisur me LVV-në.
E për anëtarësimin e Kosovës në KiE, Çitaku tha se kjo çështje është një rast i humbur.
Ajo pati kritika ndaj Ministrisë së Jashtme të Kosovës, për të cilën tha se është inekzistente, derisa shtoi se pas përjashtimit të Rusisë në KiE, Kosova kishte shanse të mira për t’u anëtarësuar.
Vënia e Asociacionit si kusht për anëtarësim në KiE, për Çitakun ishte i padrejtë, por që, shtoi ajo, kjo erdhi nga shkaku i mosbesimit të aleatëve tanë ndaj krerëve tanë të shtetit, ndonëse janë zotuar për ta bërë atë.
“Te ky rezultat kemi ardhur për sjellje të papërgjegjshme të rrezikshme të kryeministrit Kurti në raport me dialogun me Serbinë, por edhe në raport me aleatët”, deklaroi Çitaku.
Duke folur për Asociacionin dhe për raportet me ndërkombëtarët, Çitaku tha se tani është një situatë kur aleatët tanë kanë humbur ambicien për një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke në qendër.
“Ndërkaq ne do ta trajtojmë çështjen e Asociacionit seriozisht, si pjesë të marrëveshjes finale me njohje reciproke në qendër, por jo ky draft-statut, por një draft-statut që Kosova do ta shkruaj vet”, tha Çitaku, duke shtuar ky ndryshim mund të arrihet nëse përfaqësuesit institucionalë nuk janë cinikë dhe të jenë të përgjegjshëm me aleatët tanë ndërkombëtarë.
Duke folur për partinë e saj, Çitaku tha se PDK është parti që merr vendime dhe që kryen projekte të mëdha./rtk
Hetimet për sulmin në Magdeburg, të dyshuarit i është caktua...
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...