Çitaku ka thënë se 18 vjeçarët në këto zgjedhje kanë pasur mundësinë që të votojnë të zgjedhurit e tyre, kurse 18 vjeçarët 20 vjet më parë kanë qenë refugjatë,
Ajo para anëtarëve të këshillit, ka thënë se Republika e Kosovës nuk është një projekt i përkohshëm.
Ndërsa kundërpërgjigje ka pasur edhe për ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq që në fjalën e tij përmendi idenë e krijimit të “Shqipërisë së Madhe”,
“Shqipëria e Madhe” është vetëm një mit. Do të ketë shqiptarë, serbë… që do të jetojnë në Kosovë, Serbi, kudo në Ballkan”, ka thënë Çitaku, njofton Klan Kosova.
Çitaku ka përmendur edhe rastin e vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, duke thënë se ka disa të arrestuar për që i dyshuari kryesor fshihet në Beograd dhe gjithashtu që Serbia ka lobuar nëpër shtete që të mos votojnë pranimin në Interpol çka ka bërë që Prishtina ta tërheq aplikacionin.
Yamal: Nuk ka rëndësi kush është në finale, ne duam titullin
Deklaratat e Trump për Groenlandën, OKB: Sovraniteti dhe int...
Mbi 1.5 milion njerëz mbesin pa energji elektrike në Kalifor...
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se...
Napoli interesohet për Zhegrovën, mirëpo Lille nuk e lëshon ...
Katër thasë me monedha ari dhe argjendi gjenden të fshehura ...