Google ADS

Çitaku në 4-vjetorin e arrestimit të Thaçit e Veselit: Dielli do të lindë përsëri

13:31 | 5 Nëntor 2024
E.H

Sot janë bërë katër vite që kur ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli u arrestuan.

Për këtë përvjetor ka reaguar sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku.

“Dielli do të lindë përsëri”, ka shkruar Çitaku mbi fotografin e publikuar në Facebook ku shihen Thaçi, Veseli dhe Çitaku.

Hashim Thaçi e Kadri Veseli patën udhëtuar për në Hagë më 5 nëntor të vitit 2020, pasi mbi ta rëndojnë akuzat për krime lufte, krime kundër njerëzimit e akuza të tjera./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme