Google ADS

Çitaku: MPJD paska zhdukur nga historiku emrat e ministrave paraprakë

12:55 | 20 Shtator 2023
E.G

Nënkryetarja e Partisë Demorkatike të Kosovës (PDK),Vlora Çitaku ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e cila aktualisht udhëhiqet nga Donika Gërvalla-Schwartz, ka fshirë nga historiku në web faqe tërë aktivitetet, emrat, dokumentet dhe fotografitë e ministrave paraprakë.

Sipas saj, “zhdukja” e paralajmëruar nga kryeministri, Albin Kurti ka filluar, shkruan Arbresh.info.

“Ministria e Punëve të Jashtme paska zhdukur nga historiku në web faqe tërë aktivitetet, emrat, dokumentet dhe fotografitë e Ministrave paraprakë (përveç Glauk Konjufcës dhe Donika Gërvallës)”, ka shkruar Çitaku.

“’Zhdukja’ e paralajmëruar nga Kurti, tashmë paska filluar”, ironizoi ajo.

“Kjo lloj sjellje është mjerim dhe marrëzi. Historia as nuk retushohet e as nuk zhduket. Jo në vitin 2023”, tha ajo.

Lidhur me këtë, Arbresh.info ka parë që në faqen zyrtare të MPJD-së ekzistojnë të gjithë emrat e ish-ministrave, por fotografitë dhe biografia u janë fshirë, por, në mesin e tyre është edhe ish-ministri Glauk Konjufca dhe as këtij të fundit nuk i figuron asgjë tjetër përveç emrit.

Kliko KËTU

Arbresh.info ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Jashtme, por deri në këtë moment nuk kanë kthyer përgjigje./Arbresh.info

 

Të ngjashme