Google ADS

Çitaku: Më i dëmshëm konstatimi i Macronit për lidershipin e Kosovës, sesa deklarata për viza

15:26 | 17 Tetor 2023
E.G

Nënkryetarja e Partisë Demorkatike të Kosoëvs (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratës së presidentit francez, Emmanuel Macron për vizat.

Sipas saj, më e dëmshme është konstatimi i presidentit për lidershipin e Kosovës si njerëz të pabesë që nuk e mbajnë fjalën, sesa deklarata për viza, shkruan Arbresh.info.

Tutje, ajo e ka cilësuar reagimin e Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla si skandaloz.

“Diplomaci pa krye. Në rënie të lirë.”, tha ajo.

Ndryshe, Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Francës, Emmanuel Macron për vizat.

“Et Voila”, ka shkruar Gërvalla në X, që përkthehet në “Ja pra” duke vendosur edhe flamurin e Francës/Arbresh.info/

Lexo edhe:

“Franca pezullon vizat për Kosovën”, Gërvalla: Ja pra

 

Të ngjashme