Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, ka thënë se lufta në Kosovë ka mbaruar 23 vjet më parë.
Çitaku tha se ata që kanë dashur t’i bashkohen luftës çlirimtare kanë qenë mjaftueshëm të rritur për ta bërë një gjë të tillë.
Ajo në një intervistë për EkonomiaOnline theksoi se deklarata e kryeministri Albin Kurti, se mund të këtë luftë pas zhvillimeve në veri, kanë shkaktuar shumë panik, huti e paqartësi.
E dyta e PDK-së ka kërkuar nga shefi i Qeverisë që të jetë serioz dhe i matur në deklarimet e tij, duke shtuar se ai ka trashëguar një Kosovë në paqe, të pavarur dhe sovrane.
Ajo shtoi se siguria në vend janë të garantuar edhe nga prezenca e NATO-s në Kosovë.
“Ka qenë një deklaratë e cila ka shkaktuar shumë panik, shumë huti, shumë paqartësi. Një kryeministër, nëse është serioz në atë çfarë thotë, kur bën paralajmërime për luftë, nuk i bën ato nga plazhet e Greqisë e as nga koncertet. Kur ka paralajmërime serioze për luftë, kryeministri fton mobilizim, i drejtohet popullit, i drejtohet qytetarëve dhe e sqaron situatën”.
“Lufta në Kosovë ka përfunduar 23 vite më parë. Disa prej nesh kemi qenë të rritur mjaftueshëm në atë kohë dhe ata që kanë dashur të luftojnë dhe kanë mundur të luftojnë i janë bashkuar luftës çlirimtare. Kryeministri ka trashëguar një Kosovë në paqe, të pavarur dhe sovrane. Sigurisht, me sfida sepse as Roma nuk është ndërtuar për një ditë. Mirëpo, kryeministri duhet të jetë më i matur, më i kujdesshëm në adresimin publik. Nuk duhet të krijojë panik. Nëse ka paralajmërime, kryeministri Kurti duhet t’i bëjë publike ato, t’i denoncojë ato”.
“Ne kemi NATO-n në Kosovë, e cila ka mandat që të ruajë paqen dhe sigurinë e integritetin territorial të vendit. Është e qartë që ne kemi sfida në veri, me struktura kriminale, që janë drejtpërdrejt të sponsorizuara nga Beogradi dhe Qeveria atje. Sigurisht që duhet a bëjmë pjesën tonë të punës, që ato struktura t’i shpërbëjmë dhe rendi dhe ligji të mbizotërojë në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Mirëpo, fjala publike ka peshë, sidomos kur vjen nga një kryeministër”.
Ndonëse thotë se situata në veri është e brishtë, ajo kërkon që kryeministri të ndërroj qasjen në raporton me dialogun me Serbinë, duke shtuar se ky proces nuk guxon të degradojë në stickersa.
Çitaku thotë se në këtë fazë duhet të insistohet në marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila ka njohjen reciproke në qendër e jo të këtë status quo, ngase kjo shkon në favor të destabilizimit rajonal.
“Kryeministri duhet ta ndërrojë qasjen. Ne nuk duhet të dakordohemi për asgjë pa u dakorduar për çdo gjë. Dialogu nuk guxon të degradojë në stickersa. Ne duhet të shkojmë në Bruksel dhe të kërkojmë një marrëveshje në kuadër të së cilës përfshihen të gjitha çështjet. Nuk mund të sillemi sikur dialogu me Serbinë ka filluar sot. Kryeministri duhet të mësojë edhe nga përvoja, trashëgimia, tash më shumë se një dekadë e procesit të dialogut. Nuk është se nuk janë bërë përpjekje të zgjidhim problemin duke adresuar çështje teknike. Mirëpo, ajo qasje ka arritur limitin e marrëveshjeve që mund të arrihen”.
“Ne tani duhet të insistojmë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila ka njohjen reciproke në qendër. Çdo gjë tjetër e mirëmban status quo-n dhe ne e dimë se mirëmbajtja e status quo-s shkon në favor të forcave destruktive në rajon dhe më gjerë”.
Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pohon se është i domosdoshëm koordinimi me aleantët për cdo proces në vend sidomos kur cenohet siguria dhe stabiliteti.
Ajo pret që para 1 shtatorit kur edhe fillon së zbatuari reciprociteti të këtë koordinim të plotë në mënyrë që sic thotë Begradi mezi pret të ndez kriza artificiale.
“Posaçërisht kur është në pyetje siguria dhe stabiliteti i vendit, duhet të koordinohemi me aleatët tanë. Aleatët tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet aleate brenda Bashkimit Evropian, kanë thënë shumë qartë se Kosova ka të drejtë dhe është pjesë e marrëveshjes së Brukselit, pra vendosja e reciprocitetit të pjesshëm në targa dhe në karta të identitetit. Megjithatë çdo hap duhet të jetë i koordinuar ngushtë”.
“Kanë mbetur më pak se një muaj dhe po shpresoj që gjatë kësaj periudhe do të ketë një koordinim të plotë me NATO-n dhe aleatët tanë, në mënyrë që 1 shtatori të na gjejë duke i implementuar marrëveshjet pa prodhuar kriza artificiale të cilat Beogradi mezi pres t’i ndezë”.
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër