Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e ka komentuar propozimin e qeverisë për shkallëzimin e sanksioneve për të gjithë ata që nuk konvertojnë targat ilegale serbe në ato të Republikës së Kosovës.
Çitaku përmes një postimi në Facebook, i ështe drejtuar Kryeministrit të Kosovës, duke i thënë që të mos humbë kohë me targa.
“Kjo puna e qortimit a po i bjen që kanë me ua thirrë prindërit a qysh? Kryeministër, mos humb kohë me targa. Konteksti gjeopolitik është në anën tonë. Marrëveshja gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke në qendër është e mundur nëse punojmë mençur dhe me maturi”, ka shkruar tutje ajo. /arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...