Google ADS

Çitaku – Kurtit: Hajde shkojmë në zgjedhje

23:10 | 25 Dhjetor 2023
E.H

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të shkoj vendi në zgjedhje, pas sondazheve të publikuara në media të cilat e qesin LVV-në në vendin e parë.

Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku tha se që nga korriku ka kërkuar nga Kurti që të shpërndaj Kuvendin.

“Kryeministër, nëse je vërtetë i kënaqur me sondazhet, hajde shkojmë në zgjedhje. Edhe ashtu, prej korrikut të kemi lutë me e shpërnda Kuvendin. Çohu shkojmë në zgjedhje, edhe e merr vesh tamam se qysh i ke numrat edhe sa janë të kënaqur qytetarët me qeversijen tënde, e cila do të shkoj n’histori si më e dështuara ndonjëherë”, ka shkruar Çitaku./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme