Google ADS

Çitaku- Kurtit: Fjalimet kryejnë punë në opozitë, në Qeveri duhen vepra

09:48 | 9 Tetor 2022
A Z

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka shkruar për situatën ekonomike në Kosovë.

Ajo përmendi rritjen e çmimeve të produkteve esenciale e rrymës, rritjen e inflacionit dhe radhët për pritje për viza në ambasada.

Çitaku iu drejtua Kurtit duke thënë se “kryeministri ka vendosë me na bindë me fjalë se punët nuk i kemi pasë kurrë më mirë”.

Postimi i plotë:

Në Kosovë janë rritur:

1. Çmimet e produkteve esenciale

2. Çmimi i rymës

3. Inflacioni

4. Rradhët e pritjeve për vizë në Ambasada.

E në ndërkohë, përderisa qeveritë e vendeve në rajonin tonë kanë ndërmarrë masa për të ndihmuar qytetarët, Kryeministri Kurti ka vendosë me u mundu me na binë me fjalë se punë nuk i kemi pasë kurrë më mirë. Kjo është shqetësuese posaçërisht pasë parasyshë dimrin e vështirë që po na pret.

Fjalimet kryejnë punë në opozitë Kryeministër, në Qeveri duhen vepra./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme