Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku,përmes një posti në Facebook, tha se kryeministri Albin Kurti pasi ka parë rënien drastike në diasporë në sondazhe, sot i ofendoi bashkatdhetarët duke i quajtur analfabetë.
“Albin Kurti i ka parë sondazhet e njëjta nga diaspora që i kemi parë edhe ne. Prandaj, ai sot i ofendoi bashkatdhetarët tonë në diasporë duke i quajtur analfabetë. Edhe PDK-ja ka pasur në zgjedhjet e kaluara rënie votash në diasporë, por ne asnjëherë nuk i kemi ofenduar e përbuzur bashkatdhetarët tonë”, ka shkruar Çitaku.
Tutje ajo tha se Albin Kurti e ka parë diasporën vetëm si votë që e përdor vetëm kur i nevojitet dhe pastaj e braktis.
“Vetë themeluesit e partisë sonë e kanë ngjizur aktivitetin e tyre për çlirimin e Kosovës në diasporë, në mesin e bashkatdhetarëve tonë. Prandaj, duke e respektuar diasporën, ne e kemi respektuar historinë tonë. Pavarësisht se si voton diaspora. Sepse ne diasporën nuk e shohim si votë, por si aset kombëtar. Albini e ka parë diasporën vetëm si votë që e përdor vetëm kur i nevojitet dhe pastaj e braktis. Kështu, ne e dënojmë gjuhën denigruese dhe poshtëruese të kryeministrit ndaj bashkatdhetarëve tonë”, tha Çitaku.
“Albin, rregulloja jetën familjarëve të diasporës në Kosovë! Mjaft i ofendove edhe ata në Kosovë edhe ata në diasporë!”, shtoi në fund Çitaku./arbresh.info/
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...