Çitaku: Kurti as nuk di, as nuk do që të qeverisë

16:58 | 3 Janar 2023
E.H

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka krituar sërish kryeministrin e vendit, Albin Kurti, për qeverisjen e tij.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Çitaku tha se Kurti as nuk di por as nuk do të qeverisë.

Ajo theksoi se Kosova e ka një kryeministër i cili do të mbajë ders (fjalime).

“Kosova e ka një Kryeministër që don me mbajtë ders, po që nuk din e qe besa as nuk don me qeverisë. Kaq për të dhe qeverisjen Kurti”, tha Çitaku./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme