Google ADS

Çitaku: Kryeministër, PDK ka qëndrim konsistent për dialogun

13:38 | 9 Shkurt 2023
Vjollca Gajraku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, përmes një statusi në facebook ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti në Kuvend në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas Çitakut, PDK-ja ka qëndrim konsistent për dialogun, dhe atë çfarë duhet ta përmbajë marrëveshja përfundimtare, njohjen reciproke.

“Kryeministri po i thotë opozitës ‘Kur e takoni Escobarin, paramendoni që e keni Albin Kurtin përpara, e ja thuani qëto fjalë’. Kryeministër, PDK-ja ka qëndrim konsistent për dialogun, dhe atë çfarë duhet ta përmbajë marrëveshja përfundimtare, njohjen reciproke. Ndërkohë, kur ju të darkoni me Lajçakun, paramendoni që i keni përballë qytetarët të cilët ua kanë dhënë votën. Po ata qytetarë të cilëve u keni thënë zëshëm ‘Zajednica nuk kalon’”, ka shkruar Çitaku./arbresh.info

Ja dhe postimi i Çitakut:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme