Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka theksuar se raporti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tjerë duhet trajtuar me kujdes.
Ish ambasadorja Çitaku thotë se çfarëdolloj mospajtimi duhet trajtuar me diskrecionin e nevojshëm diplomatik.
“Duhet treguar maturi, seriozitet dhe parashikueshmëri. Çfarëdolloj mospajtimi duhet trajtuar me diskrecionin e nevojshëm diplomatik”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.
Ajo ka thënë se fatkeqësisht, kanë parë edhe eksponentë të lartë të qeverisë duke shkarravitur në rrjete sociale parulla të turpshme kundër aleatëve.
“Aleancat duhen mirëmbajtur e ushqyer vazhdimisht. Tani jetojmë në epokën e ndërvarësisë dhe aleancat janë po aq të rëndësishme sa sovraniteti”, ka shkruar Çitaku ndër të tjera.
Ditëve të fundit kërkesa e zyrtarëve amerikanë për themelimin e Asociacionit ka shkaktuar reagime tek deputetë e zyrtarë të tjerë të VV-së. /arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...