Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, në mbledhjen e KS-së në OKB, ka thënë se Kosova përkundër rrethanave të këqija që ka përjetuar kurrë nuk është dorëzuar dhe ka filluar nga zero.
“Kosova ka paguar mjaft shumë për lirinë, çdo ditë ka përkujtime, hapet një memorial i ri duke filluar nga Meja , Çyshku e të tjera. Njerëzit janë të përkushtuar të fillojnë nga zero për të ardhmen. Të rinjët e vendit kërkojnë nga ne një të ardhme më të mirë, cilësi më të mirë të arsimit. Ata kërkojnë të vërtetën për të ecur përpara. Por e vërteta dhe trajtimi nuk mund të bëhen me anë të rrejshme e me përpjekje të dështuara”, ka thënë ajo, transmeton Arbresh.info.
Çitaku ka theksuar se çdoherë duhet t’ua përkujtojë anëtarëve të KS-së luftën në Kosovë.
“Sa herë që vijë këtu e ndjejë vetën t’iu tregoj të gjithëve për atë që ka ndodhur në zemër të Evropës. Një luftë brutale që la mijëra të plagosur, vrarë e zhdukur. E gjithë kjo luftë nga një forcë barbare e Serbisë, si tek ne ashtu edhe në Bosnje. Ka ardhur koha që kjo të përfundoj që sjellja e atyre që bënë gjenocid të ndryshoj” , tha ajo duke përmendur viktimat e dhunës në Kosovë.
“Organizata joqeveritare të huaja kanë mbledhur 20 mijë rrëfime të dhunës dhe torturës sistematike si dhe dhunimeve të bëra nga forcat serbë në Kosovë. Përkundër faktve asnjë kryes nuk është sjellë para drejtësisë. Për tej politikës në po flasim për të drejtat e njeriut. Duke mbyllur sytë ndaj këtyre krimeve ne po krijojmë hapësirë që kriminelët e luftës të keqpërdorin platformën publike dhe kjo po ndodh me fqinjësinë tonë. Ky është një shqetësim i ngritur nga komisioneri për të drejtat e njeriut ku thotë se kriminelët e Serbisë janë ngritur si heronjë dhe këtë e kanë bërë politika dhe mediat serbe. Nuk është e çuditshme që shohim që ngritën shtatore si ajo e Millosheviqit. Unë iu pyes çka do të thotë kjo për shoqërinë e pastaj për normalizimin e marrëdhënieve mes shteteve tona”, ka thënë ajo./Arbresh.info
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor