Ambasadorja e Kosovës në Këshillin e Sigurimit, Vlora Çitaku iu është kundërpërgjigjur deklaratave të Nikoliqit për çështjen e Kosovës.
Ajo ka thënë qartë se Kosova është e lirë, e pavaruar dhe e njohur nga pjesa dërmuese e popujve dhe shteteve të lira.
“Kosova është shtet i lirë, i pavarur, sovran dhe i njohur nga pjesa dërmuese e popujve të lirë dhe shteteve të lira. Nëse Serbia nuk na pranon si shtet, kjo nuk na bënë neve më pak shtet. Serbia është peng i hegjemonisë të së kaluarës”, u shpreh Çitaku në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.
“Bangladeshi sot e ka njohur Kosovën që shfyrtëzoj rastin ta falenderojë qeverinë e këtij shteti. Kosova është anëtare e mbi 50 organizatave regjionale, dhe është në rrugë të qartë drejt BE-së dhe Kombeve të Bashkuara” theksoi Vlora Çitaku, transmeton lajmi.net.
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...