Vlora Çitaku, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj një video të tmerrshme ku shihet një infermiere duke rrahur një grua të moshuar në shtëpinë e të Moshuarve në Pejë.
Çitaku në Facebook, ka thënë se ajo nuk ka pasur forcë ta shoh deri në fund këtë video
Ndër tjerash ajo ka kërkuar që emrat e infermierëve të publikohen dhe tu merret e drejta e punës në institucione shëndetësore si dhe të ndiqen penalisht.
“Nuk pata forcë me e shiku deri në fund videon në të cilën disa infermijere e sulmonin fizikisht dhe e maltretonin psiqikisht një grua të moshuar në Pejë. Emrat e tyre duhet të publikohen. Tu mirret e drejta e punës në institucione shëndetësore, si dhe të ndiqen penalisht. Kriminele”, ka thënë Çitaku. /arbresh.info/
lexo edhe:
SKANDALOZE: E moshuara rrahet nga punëtorja në Shtëpinë e Pleqve në Pejë
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...