Një takim i papritur e i befasishëm i para një muaji ndërmjet kryeministrit Kurti dhe liderit të PDK-së, Memli Krasniqi, në një nga restaurantet e Prishtinës u duke sikur u dha ‘epilog’ zgjedhjeve të reja në Kosovë.
Edhe pse takimi i thirrur nga Kurti, e që u bojkotua nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ai i AAK-së, Ramush Haradinaj kishte në ‘agjendë’ punën e Kuvendit dhe marrëveshjet ndërkombëtare, doli që si kryetemë t’i ketë zgjedhjet e parakohshme.
Madje, LDK e AAK e harruan Kurtin dhe u morën vetëm me PDK-në. Duke shkuar deri aty, sa ngritën edhe dyshime se Albin Kurti e Memli Krasniqi u dakorduan edhe për bashkëqeverisje.
Megjithatë, e dyta e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka theksuar se PDK është konsistente në qëndimet e saja për zgjedhjet e reja.
“PDK është konsistente në çështjen e zgjedhjeve. Ne që nga korriku i vitit të kaluar kemi miratuar deklaratën tonë politike në Këshillin drejtues, ku kemi kërkuar që vendi të shkojë sa më parë në zgjedhje. Tash për të shkuar në zgjedhje janë tri mundësi, e para dorëheqje, që ne e kemi kërkuar por s’mund ta imponojmë. Mundësia e dytë shkarkimi i qeverisë për çka ne nuk i kemi numrat, e gjithë opozita në Kuvend i kemi dyzet deputetë. Dhe mundësia e tretë shpërndarja e Kuvendit. Për ne ka qenë e rëndësishme të arrihet qëllimi, organizimi i zgjedhjeve, të tjerat pastaj janë procedurë, teknikalitete dhe zgjedhjet si mjet jo si qëllim, por si mjet për t’ua kthyer mandatin qytetarëve të Kosovës”, tha Çitaku për Gazeta Blic.
“Kosova ka humbur, qytetari i Kosovës ka humbur me mos organizimin e zgjedhjeve. Ne jemi çdo ditë në terren, kemi takime me grupe të ndryshme të qytetarëve dhe ka një shkallë të lartë të zhgënjimit, të depresionit dhe të pakënaqësisë me këtë qeveri dhe ne si klasë politike e posaçërisht që jemi në opozitë, nëse po pajtohemi që nuk ka pasur zhvillim ekonomik, që migrimi është shumë i lartë, që raportet me aleatët janë të cenuara në nivele të papara, nëse vazhdimisht po themi që Kosova ka rrëshqitur në një terren të pashkelur, nën sanksione nga BE, atëherë detyra jonë është që t’ia shkurtojmë jetën kësaj qeverie dhe të shkojmë në zgjedhje. Ka humbur Kosova në fakt. Motivet e kryeministrit nuk i di dhe nuk më interesojnë por çfarë më intereson është konsistenca e PDK-së në organizimin e zgjedhjeve”, shton ajo
Çitaku po vlerëson se ata e kanë kandidatin më të mirë për kryeministër.
Sipas saj, Bedri Hamza është njeriu i duhur për qeverisjen e vendit, pas qeverisjes siç tha ai të dështuar të Vetëvendosjes.
“PDK ka përzgjedhur një kandidat serioz, kredibil, një njeri profesionist dhe të parashikueshëm për t’ia kundërvënë Albin Kurtit si një kryeministër i cili ka demonstruar aftësi për të prodhuar kriza, aventura dhe të papritura. Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për qetësi, stabilitet, parashikueshmëri, të dinë se çka i pret në fund të muajit. Befasia e vetme që mund t’u vie nga Bedri Hamza mund të jetë në llogaritë bankare, me rritje të pagave, rritje të pensioneve, krijimin e një klime ku suksesi nuk kriminalizohet, ku sektori privat ndihmohet, ku pensionisti s’do të ketë nevojë të mendojë a të blejë ushqim apo barna. Kandidati ynë do të dalë me një ofertë konkrete, serioze, të arritshme, të matshme dhe duke qenë një njeri që gjithmonë e ka mbajtur fjalën, qytetari do t’i japë besimin, sepse në fund të fundit vota është besim”, tha Çitaku.
“Unë e trajtoj qytetarin e Kosovës më seriozisht se kryeministri Kurti dhe nuk do të ishte as serioze e as korrekte nga ana ime që të flas sot se sa për qind mund t’i marrim apo i presim. Ne bëjmë sondazhe. Kandidati ynë është shumë i besueshëm, shumë i pranueshëm dhe unë jam shumë e bindur se pas zgjedhjeve, kryeministër i Kosovës do të jetë Bedri Hamza”, përfundon ajo.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...