Google ADS

Çitaku: Interes shtetëror i Kosovës është përmbyllja e suksesshme e dialogut me Serbinë

17:17 | 30 Gusht 2023
E.G

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka thënë se interesi shtetëror i Kosvës është përmbylja e suksesshme e dialogut me Serbinë, me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të përqëndruar në njohjen reciproke.

Sipas saj, interes shtetëror i Kosovës është kultivimi i aleancave me SHBA dhe BE, shkruan Arbresh.info.

Tutje ajo tha se çdo gjë tjetër është rrugë pa krye.

“Interes shtetëror i Kosovës është përmbyllja e sukseshme e dialogut me Serbinë, me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të përqëndruar në njohjen reciproke. Interes shtetëror i Kosovës është kultivimi i aleancave me SHBA dhe BE. Çdo gjë tjetër është rrugë pa krye.”, tha Çitaku.

Çitaku u shpreh se status quo i shërben vetëm Serbisë dhe forcave tjera rrënuese.

“Status quo i shërben vetëm Serbisë dhe forcave tjera rrënuese që po synojnë ta devijojnë orientimin strategjik të Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi.”, përfundoi nënkryetarje e PDK-së./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme