Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ia ka përkujtuar presidentit serb Tomislav Nikoliq se Kosova tashmë është e pavarur dhe është njohur nga pjesa dërmuese e shteteve të botës.
Çitaku duke folur për rastin e ndalimit të Ramush Haradinajt në Francë, shpreson se shteti francez do të veprojë drejt dhe do ta lë të lirë liderin e AAK-së, meqë dy herë është shpallur i pafajshëm në Hagë.
“Haradinaj është shpallur dy herë i pafajshëm në Hagë dhe nuk kemi dyshime se drejtësia franceze do të veprojë drejt. Por, kjo nuk është drejtësi, kjo është përndjekje. Ne nuk kemi dyshime se ky proces do të përfundojë dhe Haradinaj do të kthehet në Kosovë”, tha Çitaku.
Ambasadorja Çitaku ka përmendur edhe krimet e Serbisë të shkaktuara në Kosovë, duke thënë se në vitin 1999 vetëm në Gjakovë janë vrarë mbi 1900 persona.
Pavarësisht kësaj, sipas Çitakut , asnjëherë nuk pasur sulme ndaj Kishës në Gjakovë, edhe pse ajo nuk paguan asnjë obligim ndaj komunës.
“Vetëm muajin e kaluar qendra humanitare në Serbi ka publikuar fakte që Serbia ka bërë gjithçka për të fshehur krimet. Zero është numri i serbëve të akuzuar për krime të luftës në Kosovë. Ata po avancohen në pozita të larta, ish shef i shtatmadhorisë së forcave serbe Lubisha Dikoviq”, shtoi ajo.
Çitaku foli edhe për ndaljen e trenit dhe provokimet e Serbisë që po ia bënë Kosovës. Ajo tha se ka qarkullim ditor të trenit nga Kosova për në Serbi.
“Kemi një vijë hekurudhore ku njerëzit lëvizin lirshëm. Ndërsa, një ditë prej ditësh Serbia nisi një tren me thënien ‘Kosova është Serbi’. Ju që jeni të ulur në këtë vend a do të lejonit një gjë të tillë në vendin tuaj. Serbia pas vendosmërisë sonë, ka vendosur ndaljen e trenit. Kemi pasur rastin edhe me murin në qendër të Mitrovicës dhe tani është rrënuar nga vet ata që e ndërtuan. Këto lojëra duhet të marrin fund”, tha Çitaku.
Diplomatja kosovare theksoi edhe përkushtimin e Kosovës për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, por siq tha ajo vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.
Ndërsa, tha se nuk do të flasin me Serbinë për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...