Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci lidhur me ndërtimin e çerdheve.
Çitaku me anë të një postim në Facebook, ka shkruar se deklarata e ministres është e pasaktë, mashtrim dhe përpjekje delitanteske për manipulim.
Sipas saj, propaganda dhe mashtrimi është fusha e vetme ku kjo qeveri merr notë kaluese.
Postimi i plotë:
“Nëse i referohemi situatës me ndërtimin e çerdheve të reja, nëse e shohim në përqindje, çerdhet e reja gjatë periudhës trevjeçare të qeverisjes janë për 850 për qind më shumë sesa që janë realizuar gjatë periudhës 2003-2020”
Me 4 çerdhe të ndërtuara gjatë mandatit të qeverisë Kurti, edhe një 3 vjeçar me njohuri bazike të matematikës do ta dinte që deklarata e ministrës Nagavci është e paskatë. Është mashtrim. Është përpjekje delitanteske për manipulim.
Në fakt, propaganda dhe mashtrimi është fusha e vetme ku kjo qeveri merr notë kaluese./Arbresh.info
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag