Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar pas thirrjes së ministrit të Financave, Hekuran Murati që të festohet me produkte vendore.
Çitaku me anë të një postimi në Facebook, shtroi disa pyetje për ministrin Murati, shkruan Arbresh.info.
“Ministri paska thënë festoni me produkte vendore se kanë dalë pagat. Ministër, a e din sa na kanë ardhë fakturat e rrymës? A ke ide sa është shkalla e inflacionit? A e din sa kushton sot një kilogram djath? A e din që nuk i keni rritë pagat, përkundër rritjes së çmimeve?”, shkroi ajo.
“Mos na e fyeni intelegjencën.”, shtoi nënkryetarja e PDK-së.
Ndër të tjera, ajo u shpreh se “Ne festojmë se e duam Kosovën, dhe e dimë që Kosova do të bëhet më mirë. Vitin që vjen. Me ju jashtë qeverisjes.”
Ndryshe, Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se sot janë ekzekutuar pagat e muajit dhjetor për sektorin publik.
Ai bëri thirrje që në këtë kohë festash të blihet sa më shumë prodhime vendore./Arbresh.info/
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...