Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në një konferencë për media ka ftuar qytetarët që nuk kanë votuar ende, të dalin të votojnë, transmeton arbresh.info.
Çitaku tha qytetarët duhet të votojnë për udhëheqësit më të mirë që do t’i udhëheqin komunat e tyre në katër vitet e ardhshme.
“Kanë mbetur vetëm edhe 1 orë e gjysmë kohë deri në mbylljen e vendvotimeve. Sot është dita vendimtare për të ardhmen katër vjeçare të komunave të Kosovës, prandaj nga këtu ju ftoj sërish të gjithë qytetarëve që ende nuk keni votuar, dilni dhe votoni.”, tha ajo.
Ajo tha se të rinjtë dhe të rejat e Kosovës, gratë dhe burrat, me votën e tyre sot do të fuqizojnë demokracinë dhe shtetin e Kosovës.
“Siç e kemi thënë edhe më herët, këto Zgjedhje Lokale janë për qytetarët e Kosovës e jo për politikanët. Procesi i deritashëm zgjedhor, sipas informacioneve të aktivistëve që janë të angazhuar në gjithë territorin e vendit, vlerësohet si pozitiv dhe shumë inkurajues. Sot do të kemi një ditë të mirë ku demokracia do të jetë fituesi më i madh i këtyre zgjedhjeve.”, theksoi Çitaku./arbresh.info/
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...