Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka folur për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Çitaku i në T7 ka thënë se tani është momenti i fundit kur Kosova duhet të kërkojë afate kohore, pasi sipas saj, dialogu nuk mund të vazhdojë në pafundësi.
Ajo shton se Kosova duhet të insistojë që procesi i dialogut të mbyllet me njohje reciproke e jo me ndonjë marrëveshje tjetër gjysmake.
Për këtë ajo thotë se Kosova e ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Kryeministri duhet të mësoj edhe nga aty ku ne kemi gabuar. Nuk mund të sillemi sikur dialogu ka filluar sot. Ne jemi në proces të dialogut mbi një dekad dhe është momenti i fundit që ne të kërkojmë afate kohore, sepse dialogu nuk mund të vazhdojë në pafundësi, kjo është e para, dhe e dyta, ne duhet të insistojmë, këtu e kemi mbështetjen e qartë të SHBA-së, për mbylljen e procesit me njohje reciproke, Kosova asesi nuk duhet të pranojë një marrëveshje tjetër gjysmake e cila nuk e përmbyll njëherë e përgjithmonë çështjen e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Çitaku.
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...
City kthehet pas në kohë, krizë rezultatesh si në vitin 2008