Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku ka dënuar gjuhën e përdorur të anëtarit të PDK-së, Hajdar Beqa ndaj kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.
“E turpshme deri në neveri gjuha e zotit Hajdar Beqa ndaj Mimoza Kusarit”, ka shkruar Çitaku.
“E mbajë mend shumë mirë nga vetë përvoja ime, çdo sukses apo dështim i imi disi është synuar të ngjyroset me tone seksiste. Kjo mendësi duhet të marrë fund”, ka shtuar ajo.
Ndaj gjuhës fyese së Hajdar Beqës që i bëri Mimoza Kusarit-Lilës ka reaguar edhe bashkëpartiakja e tij Arbana Xharra e cila tha se Beqa përdori gjuhë fyese ndaj kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila. Ajo ka shkruar në facebook se në politikë janë në garë dhe jo në armiqësi prandaj, sipas saj, gjuha e përdorur nga Beqa i saj fyen të gjitha gratë.
Shkrimi i plotë i Xharres në Facebook:
Si bashkepartiake e Hajdar Beqes, distancohem nga gjuha fyese qe ai ka perdorur ndaj Mimoza Kusarit duke e quajtur “prostitute politike”. Ne jemi ne gare politike dhe jo ne armiqesi dhe kjo gjuhe na fyen te gjtha grave. Ka ardhe koha te emancipohemi politikisht dhe te denojme gjuhen denigruese nga kushdo qe vjen. Mund te pajtohemi ose jo me kundershtaret politik, por ne asnje moment nuk guxojme te fyejm dhe linqojme. Ne muajin e fundit kam qene nje nga personat me te linquar nga militantet politik te Vetevendosjes, andaj une ngris zerin ne mbrotjen e te gjitha grave ne politike qe fyhen dhe nencmohen!
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...