Çitaku e quan “veprim në panik” kritikën e Speciales ndaj mediave në Kosovë

21:10 | 3 Prill 2023
Emir Abduramani

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e ka quajtur si “veprim në panik” deklaratën e prokurorit të Speciales Simon Laws, i cili sot kritikoi mediat për qëndrimin kundër Gjykatës.

Në një postim në Facebook, Çitaku ka shkruar se ky veprim vjen pas “Marshit të Drejtësisë” dje në Prishtinë.

“Kjo dëshmon që Prokuroria po kërkon gjykim nga publiku, jo ballafaqim me faktet e drejtësinë.

Bravo. Drejtesi se jo mahi”, ka shkruar numri dy i PDK-së.

Sot gjatë seancës gjyqësore në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së, mbrojtësi i viktimave, Simon Laws ka akuzuar mediat që kanë kritikuar Gjykatën Speciale

“Ka edhe pjesë të medias në Kosovë që përpiqen të hedhin hije dyshimi mbi punën e kësaj Gjykate. Do të shohim përmes dëshmitarëve këtu që në fakt nuk është një qasje me të cilën pajtohen. Përkundrazi. Ndjehen edhe më të fortë, se të paktën më në fund kjo Gjykatë ju ofron njëfarë llogaridhënie. Shumë viktima besojnë se shumica e personave në Kosovë nuk i gjykojnë viktimat në këtë formë, por i mbështesin ata siç mbështesin këtë Gjykatë. Por, ata nuk janë zërat që dëgjohen më shpesh në publik apo në media. Ata janë shumica që hesht”, ka deklaruar ai./Arbresh.info

Të ngjashme