Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka folur për deklaratën e shefit të kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela i cili tha se ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell po gënjen, pasi ky i fundit shkroi në Twitter se Osmani i ka thënë SHBA-së se nuk pajtohet me kryeministrin Albin Kurti.
Çitaku në dpt te Fidani në T7 tha se duhet pasur shumë kujdes në komunikim publik, prandaj ju ka rekomanduar zyrtarëve të Presidencës dhe Qeverisë të jenë të kujdesshëm.
Ajo tha se nuk dihet se ku mund të jetë Grenell pas katër vitesh.
“Edhe unë kam pasë përplasjet e mija të lehta me Grenell, por është shumë e rëndësishme mënyra si komunikojmë sepse duke komunikuar me të komunikojmë më një audiencë më të gjerë. Do ju rekomdandoja zyrtarëve të Presidencës dhe Qeverisë që të jenë më të kujdesshëm në komunikimin publik dhe në rrjete sociale, sepse këto komunikime nuk janë të dobishme për Kosovën. Ku e dimë ku mund të jetë zotri Grenell pas katër vitesh”, tha Çitaku.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...