Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka thënë se deklarata e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron për rishikimin e politikave të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse palët nuk sillen me përgjegjësi duhet të merren seriozisht nga Qeveria.
Sipas saj, kjo deklaratë e presidentit Macron, rikonfimon qëndrimin e BE-së, se koha e fjalëve dhe këshillave tashmë ka kaluar, shkruan Arbresh.info.
Tutje, ajo ka shkruar se rishikimi i liberalizimit të vizave për qytetarët do të ishte tejet dëshpërues.
“Pas masave konkrete të BE-së kundër Kosovës, pas zhvillimeve të fundit politike në vend, rishikimi i liberalizimit të vizave për qytetarët do tanë do të ishte tejet dëshpërues.”, shkroi ajo.
“Prandaj, përtej kritikës dhe politikës ditore, kjo është një këshillë për Qeverinë. Askush nuk po iu kërkon të veproni kundër interesit të shtetit dhe qytetarëve tanë.”, shtoi ajo.
Ndër të tjera, ajo i bëri thirrje qeverisë që të veprojnë me përgjegjësi dhe që të mos ua cenojnë lirinë e lëvizjes qytetarëve të Kosovës.
“Përkundrazi, kuptojeni drejtë paralajmërimin e Presidentit Macron, veproni me përgjegjësi dhe mos ua cenoni lirinë e lëvizjes qytetarëve të Kosovës – të merituar dhe të pritur prej shumë vitesh!”, përfundoi ajo.
Lexo edhe:
Kujtojmë që, presidenti francez para fjalimit vjetor të ambasadorëve ka paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj Kosovës dhe Serbisë duke kërkuar nga të dy palët angazhim për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, kthimin e serbëve në institucione, derisa ka përmendur edhe asociacionin./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...