Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka thënë se anëtarësimi i vendit në NATO është “ekzistencial”.
Çitaku këtë deklarim ka bërë në llogarinë e saj në ‘Twitter’. Ajo ka shtuar se puna e parë që duhet të bëhet është anëtarësimi në Partneritetin për Paqe, program në kuadër të NATO-s.
“Kosova kërkon të anëtarësohet në #NATO, jo sepse duam të jemi anëtare e ndonjë klubi #VIP. Këtu nuk bëhet fjalë për prestigj. Anëtarësimi në të është ekzistencial”, ka shkruar Çitaku.
“Kosova duhet të jetë partner i besueshëm dhe Perëndimi duhet ta mbajë fjalën”, ka thënë më tej nënkryetarja e PDK-së.
Kosovo ?? wants to join #NATO, not because we want to be a member of some #VIP club. This is not about prestige. It is existential.
Kosovo must be a reliable partner, and the west must keep its end of the bargaining.
We shall do our homework ✅
PfP is the 1st step.— Vlora Çitaku ? (@vloracitaku) March 17, 2022
Partneriteti për Paqe është program i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut që synon krijimin e besimit midis NATO-s dhe shteteve të tjera në Evropë. Në këtë program, janë anëtare 20 shtete./arbresh.info/
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...